Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka mirëpritur rezultatet e një anketimi jozyrtar në Konferencën e Veprimit Politik Konservativ, ku ai ka marrë mbështetje të madhe prej mbështetësve që do ta preferonin si kandidat republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Në anketimin e kryer nga Jim McLaughlin, Trumpi mori 69 për qind të votave.
Ai, gjatë fjalimit në Dallas, ka falënderuar të gjithë për atë që e ka quajtur mbështetje të jashtëzakonshme.
Trumpi ka përsëritur disa herë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga përpjekja për të provuar kthimin në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e ardhshme.
Artikuj të ngjashëm