Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Donald Trump konfirmon se nuk do të jetë pjesë e debateve presidenciale

Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në debatet presidenciale me rivalët e tij nga radhët e Partisë Republikane, në garën për Shtëpinë e Bardhë. Në sondazhet e fundit, Trump, doli të jetë më i favorizuari nga votuesit republikanë, e këtë ai po e përdor si argument për mospjesëmarrje në debate

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e debateve të kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 nga radhët e Partisë Republikane, së cilës i takon.

Trumpi ka përmendur edhe epërsinë e tij në një sondazh të fundit, i cili e përcakton ish-presidentin si më të pëlqyerin nga kandidatët e tjerë të partisë, në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Sondazhet e fundit kanë treguar vazhdimisht se Trumpi, i cili po përballet me një sërë akuzash penale, është aktualisht kandidati kryesor nga radhët e republikanëve.

Një sondazhi i bërë nga mediumi CBS, ka renditur të parin Donald Trump me 62%, krahasuar me rivalin e tij më të fortë, guvernatorin e Floridas, Ron De Santis, i cili në këtë sondazh doli që favorizohej vetëm nga 16 për qind e votuesve republikanë.

Debati i parë i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm mes tyre është planifikuar të mbahet më 23 gusht, por ka kohë që Trump ka përmendur mospjesëmarrjen e tij në këto debate.

Edhe Trumpi s'merr pjesë në debatin partiak, thotë se është shumë përpara republikanëve të tjerë Botë Trumpi s'merr pjesë në debatin partiak, thotë se është shumë përpara republikanëve të tjerë

Si argument kryesor ish-presidenti ka përmendur epërsinë e tij të dukshme mes kandidatëve republikanë e po ashtu ishte ankuar se rivalët do të mund ta sulmonin dhe të ishin “armiqësorë” ndaj tij.

Kandidatët e tjerë republikanë për president deri më tani, nuk kanë komentuar për zhvillimet e fundit.

Ndaj Donald Trumpit, presidenti i 45-të i SHBA-së në periudhën 2017-2021, janë ngritur katër aktakuza me të cilat do të përballet, ndërsa kandidon sërish për Shtëpinë e Bardhë.

Ai i ka përshkruar akuzat ndaj tij si një “gjueti shtrigash” politike.

Edhe Trumpi refuzon debat tjetër me Harrisin: Nuk kemi çka të diskutojmë Botë Trumpi refuzon debat tjetër me Harrisin: Nuk kemi çka të diskutojmë

Votimi në zgjedhjet paraprake republikane fillon në shtetin e Iowa-s më 15 janar 2024.

Përktheu: Forca Jashari