Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar të enjten se ai kërkon të rifillojë bisedimet me Rusinë dhe Kinën për kontrollin e armëve bërthamore, raporton agjencia e lajmeve AP.
Presidenti amerikan shpreson se të tri vendet mund të bien dakord për të ulur në gjysmë buxhetet e tyre masive për mbrojtjen.
“Nuk ka asnjë arsye për neve që të prodhojmë armë të reja nukleare. Ne veçse kemi shumë”, ka thënë Trump nga Zyra Ovale. “Ne të gjithë po shpenzojmë shumë para, të cilat mund t’i shpenzojmë në gjëra të tjera, që janë më produktive”.
Përderisa SHBA-ja dhe Rusia mbajnë depo masive armësh nukleare që nga Lufta e Ftohtë, Trumpi ka parashikuar se Kina do të arrijë kapacitetin e plotë për të shkaktuar shkatërrim bërthamor brenda pesë ose gjashtë vjetësh.
Në mandatin e parë si president, Trumpi kishte provuar të bindte Kinën për të diskutuar rreth reduktimit të armëve nukleare, gjatë kohës sa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ishin duke negociuar për zgjatimin e traktatit START.
-
Trumpi dëshiron bisedime me Rusinë dhe Kinën për denuklearizim
-
Trumpi urdhëron testimin e armëve bërthamore
-
Putini i ofron Trumpit zgjatjen e marrëveshjes për kontrollin e armëve bërthamore
-
Trump ushtron presion mbi shtetet e NATO-s për të ndaluar blerjen e naftës ruse
-
Kina hedh poshtë kërkesën e Trumpit për bisedime për denuklearizim