Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të hënën se është i gatshëm ta zgjasë me një vit traktatin e fundit të kontrollit të armëve midis Uashingtonit dhe Moskës që kufizon numrin e armëve bërthamore që secila palë ka, nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump bën të njëjtën gjë.
Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, i njohur si “Fillimi i ri” i cili kufizon numrin e kokave bërthamore strategjike që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të vendosin, do të skadojë më 5 shkurt 2026.
Më shumë se katër muaj para se të skadojë, mosmarrëveshjet mbi luftën në Ukrainë nënkuptojnë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë filluar bisedimet për rishikimin e traktatit, megjithëse Trumpi ka folur për dëshirën e tij për të bërë një marrëveshje të re për kontrollin e armëve bërthamore, duke përgshirë edhe me Kinën.
“Ne besojmë se kjo masë do të jetë e zbatueshme vetëm nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë në një mënyrë të ngjashme dhe nuk ndërmarrin hapa që dëmtojnë ose shkelin ekuilibrin ekzistues të aftësive parandaluese”, ka thënë Putini.