Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje udhëheqësve ushtarakë amerikanë që të rifillojnë testimin e armëve bërthamore amerikane në mënyrë që të mbajnë ritmin me vendet e tjera si Rusia dhe Kina.
"Për shkak të vendeve të tjera që testojnë programe, unë kam udhëzuar Departamentin e Luftës që të fillojë testimin e armëve tona bërthamore në baza të barabarta", ka shkruar ai në mediat sociale pak para takimit me presidentin kinez, Xi Jinping në Korenë e Jugut.
SHBA-ja ka më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër, ka thënë Trumpi, teksa Rusia është e dyta dhe Kina e treta.
SHBA-ja nuk ka kryer testime të armëve bërthamore që nga viti 1992.
Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Trumpi denoncoi Rusinë për testimin e një rakete me energji bërthamore, e cila thuhet se ka një rreze veprimi të pakufizuar.
Postimi i Trumpit nuk përfshinte detaje se si do të zhvilloheshin testet, por shkroi se "procesi do të fillojë menjëherë".
Vendimi shënon përmbysje të një politike të gjatë amerikane. Testi i fundit i armëve bërthamore të SHBA-së ishte bërë në vitin 1992, përpara se ish-presidenti republikan, George HË Bush të lëshonte një moratorium ndërsa Lufta e Ftohtë mbaroi.