Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të hënën se SHBA-ja është në "diskutime serioze" me një regjim të ri iranian, i cili, sipas presidentit, mund “t’i japë fund operacioneve tona ushtarake në Iran".
Në një postim në Truth Social, Trumpi ka shkruar se është bërë përparim i madh, por ka shtuar se nëse nuk arrihet një marrëveshje së shpejti, SHBA-ja do të hedhë në erë të gjitha centralet e energjisë elektrike dhe vendet e naftës të Iranit.
"Është bërë përparim i madh, por nëse për ndonjë arsye nuk arrihet një marrëveshje së shpejti, gjë që ndoshta do të arrihet, dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk bëhet menjëherë 'e Hapur për Biznes', ne do ta përfundojmë 'qëndrimin' tonë të këndshëm në Iran duke hedhur në erë dhe duke shkatërrur plotësisht të gjitha centralet e tyre të gjenerimit të energjisë elektrike, puset e naftës dhe ishullin Kharg (dhe ndoshta të gjitha centralet e desalinizimit!), të cilat qëllimisht nuk i kemi 'prekur' ende”, thuhet në postim.
"Kjo do të jetë si hakmarrje për shumë ushtarë tanë dhe të tjerë, që Irani i ka masakruar dhe vrarë gjatë 'Mbretërimit të Terrorit' 47-vjeçar të regjimit të vjetër”, thuhet më tej në deklaratë.
Trumpi thotë se po shqyrton pushtimin e ishullit kryesor të naftës të Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar për Financial Times se mund të "marrë naftën në Iran"...-
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në sulmet ndaj Iranit
-
Trumpi insiston se me Iranin po bisedon direkt dhe indirekt
-
Trumpi thotë se sot do të nisin bisedimet e reja me Iranin, Teherani e mohon
-
Trumpi anulon sulmet e reja ndaj Iranit
-
Trumpi kërcënon të godasë ura e termocentrale nëse Irani nuk u kthehet bisedimeve