Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi kërcënon me tarifa deri në 50% për të gjitha automjetet e Kanadasë

Donald Trump

Foto: Associated Press

Tarifat amerikane për të gjitha automjetet dhe kamionët, pjesët e automjeteve dhe çelikun do të rriten në 50% duke filluar nga 1 janari 2027, ka thënë presidenti Donald Trump në një postim në rrjetet sociale të hënën, pasi bisedimet tregtare me Kanadanë dështuan.

“Prodhojeni në SHBA dhe nuk do të ketë asnjë tarifë. Kanadaja nuk do të trajtohet më si një shtet!”, ka shkruar Trumpi.

“Për sa i përket tregtisë, por edhe në mënyra të tjera, ata janë ndër kombet më të këqija në botë me të cilat mund të bësh marrëveshje. Ata mendojnë se u takon gjithçka, ndërkohë që ne nuk kemi nevojë për Kanadanë, ata kanë nevojë për ne!”, ka shtuar ai. 

Dy vendet kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje tregtare të premten vonë, ndërsa secila palë ka fajësuar tjetrën. 

Vendimi i ri i Trumpit vjen ndërsa Kanadaja po përgatitej të vendoste tarifa ndaj disa mallrave amerikane, në kundërpërgjigje të tarifave prej 50% të urdhëruara nga Trumpi ndaj produkteve të tjera kanadeze.