Presidenti amerikan, Donald Trump, ka këmbëngulur se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “pa pagesë”, sipas marrëveshjes së SHBA-së me Iranin për t’i dhënë fund luftës.
Duke folur të martën në samitin e G7-s në Francë, presidenti amerikan ka thënë gjithashtu se Irani "nuk do të ketë kurrë armë bërthamore", teksa ka kritikuar Izraelin për Libanin.
Komentet e Trumpit, ndër më të zëshmet e tij deri më tani, tregojnë shkallën e “përplasjes” së tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan BBC.
Pakistani, një ndërmjetës kyç, ka njoftuar të dielën se SHBA-ja dhe Irani kishin arritur një marrëveshje, por përmbajtja e saj ende nuk është ndarë.
Të hënën, zyrtarët e administratës Trump kanë thënë se marrëveshja ishte nënshkruar tashmë elektronikisht nga të dyja palët, ndërkohë që një ceremoni zyrtare do të zhvillohet në Zvicër më vonë këtë javë.
Ndërkohë, çmimi i naftës po vazhdon të bjerë pas njoftimit për marrëveshjen. Një fuçi nafte e papërpunuar Brent, që është standardi ndërkombëtar, ka rënë nën 80 dollarë për herë të parë që nga fillimi i marsit.
Trump: Irani s’do të ketë më kurrë armë bërthamore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se “Irani nuk do të...-
Trumpi kërcënon sërish Iranin: Hormuzi duhet hapur shpejt ose do të goditesh rëndë
-
Trump thotë se të gjitha minat janë hequr nga Ngushtica e Hormuzit
-
Trumpi thotë se Irani s’është i gatshëm të arrijë “marrëveshjen e duhur”
-
Trumpi thotë se s’ka plane për bisedime me Iranin, insiston se Hormuzi është i hapur
-
Trump: SHBA-ja duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të