Botë

Trumpi i çon të fala Xi-së, Putinit e Jong Un-it: Po bëni plane kundër SHBA-së

Xi putin trump kim jong

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk ishte pjesëmarrës në paradën e “Ditës së Fitores” të mbajtur mëngjesin e së mërkurës në Pekin, e në të cilën ishin të pranishëm liderët kryesorë lindorë, presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Mirëpo Trumpi ka reaguar përmes një postimi në Truth Social për ngjarjen, dhe me këtë rast ka qortuar presidentin kinez, Xi Jinping, Kimin dhe Putin për "komplot" kundër SHBA-së.

Ai ka thënë se shpreson që Kina ta vlerësojë që edhe SHBA-ja e ka ndihmuar në arritjen e fitores ndaj Japonisë, në Luftën e Dytë Botërore, shkaku për çka është zhvilluar parada ushtarake në Pekin, e në të cilën Kina ka shpalosur armatimin e saj më të ri. 

"Pyetja e madhe që kërkon përgjigje është nëse presidenti Xi i Kinës do ta përmendë apo jo sasinë masive të mbështetjes dhe "gjakderdhjes" që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Kinës për ta ndihmuar atë të siguronte lirinë e saj nga një pushtues i huaj shumë armiqësor. Shumë amerikanë vdiqën në përpjekjen e Kinës për Fitore dhe Lavdi. Shpresoj që ata të nderohen dhe të kujtohen me të drejtë për Trimërinë dhe Sakrificën e tyre! Uroj që presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm i Kinës të kenë një ditë të madhe dhe të qëndrueshme festimi. Ju lutem, dërgoni përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putinit dhe Kim Jong Un-it, ndërsa po bëni plane kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës", ka shkruar Trumpi në Truth Social.

Lexo përditësimet tjera
Xi Jinping, Vladimir Putin dhe Kim Jong Un gjatë paradës së "Ditës së Fitores", 3 shtator 2025

Kina zbulon armatimin e ri në prezencë të aleatëve, reagon Trumpi

Armët me lazer, raketat balistike bërthamore dhe dronët gjigantë nënujorë ishin ndër armët e reja të...