Armët me lazer, raketat balistike bërthamore dhe dronët gjigantë nënujorë ishin ndër armët e reja të zbuluara të mërkurën në paradën masive ushtarake të Kinës që shënoi 80 vjetorin e fitores së saj ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti Xi Jinping tha se vendi i tij është "i pandalshëm" dhe "nuk do të frikësohet kurrë" nga ngacmuesit, në një fjalim para ngjarjes.

Atij iu bashkuan 26 krerë shtetesh, përfshirë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Kjo është hera e parë që Xi, Putin dhe Kim takohen së bashku.

Ambiciet e Xi-së u shfaqën mëngjesin e së mërkurës teksa parada ofroi të dhëna për çdo plan të mundshëm për të sulmuar ishullin demokratik të Tajvanit, të cilin Kina e pretendon, shkruan BBC.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk ishte në paradë, por ai në një postim në Truth Social ka qortuar Xi-në, Kimin dhe Putin për "komplot" kundër SHBA-së.

"Pyetja e madhe që kërkon përgjigje është nëse presidenti Xi i Kinës do ta përmendë apo jo sasinë masive të mbështetjes dhe "gjakderdhjes" që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Kinës për ta ndihmuar atë të siguronte lirinë e saj nga një pushtues i huaj shumë armiqësor. Shumë amerikanë vdiqën në përpjekjen e Kinës për Fitore dhe Lavdi. Shpresoj që ata të nderohen dhe të kujtohen me të drejtë për Trimërinë dhe Sakrificën e tyre! Uroj që presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm i Kinës të kenë një ditë të madhe dhe të qëndrueshme festimi. Ju lutem, dërgoni përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putinit dhe Kim Jong Un-it, ndërsa po bëni plane kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës", ka shkruar Trumpi në Truth Social. 

Putini e fton Kim Jong Un-in për vizitë në Moskë

8 min. më parë / 3 sht 2025 11:10
Vladimir Putin dhe Kim Jong Un

Vladimir Putin dhe Kim Jong Un përqafohen në Pekin, 3 shtator 2025

Photo: Associated Press

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ftuar të mërkurën udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un të vizitojë Rusinë, pasi zhvilloi bisedime në Pekin me të.

"Shihemi së shpejti", ka thënë Kim përmes një përkthyesi, duke përqafuar Putinin për lamtumirën pas bisedimeve që zgjatën dy orë e gjysmë, raporton Reuters.

"Ju presim, ejani të na vizitoni", është përgjigjur Putini, sipas njoftimit të Kremlinit.

Kim më parë i kishte premtuar mbështetjen e tij të plotë Putinit, duke premtuar se do të bënte gjithçka që mundet për të ndihmuar Moskën, ndërsa presidenti rus falënderoi Phenianin për dërgimin e trupave për të luftuar kundër Ukrainës.

Dhjetëra mijëra ushtarë koreano-veriorë kanë marrë pjesë në muajt e fundit në luftimet në Ukrainë përkrah ushtarëve rusë.

Dërgimi i trupave në Ukrainë ka nxitur reagimin e Perëndimit, i cili e ka quajtur këtë veprim të papranueshëm.

Kina përfundon paradën ushtarake me akrobacion ajror

1 o. më parë / 3 sht 2025 10:10
Kina

Në paradën ushtarake të organizuar për “Ditën e Fitores” që shënon fitoren e Kinës ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, ishin të pranishëm liderët kryesorë anti-perëndimor, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un

Photo: Associated Press

Shtatë avionë akrobatikë J-10 fluturuan mbi sheshin Tian'anmen në Pekin të mërkurën për të shënuar fundin e paradës ushtarake të Ditës së Fitores.

Formacioni ushtarak kishte organizuar një shfaqje ajrore duke krijuar 14 shtigje me tym me ngjyra, që simbolizojnë 14 vitet e luftës së rezistencës kundër agresionit japonez dhe perspektivat e ndritura të 1.4 miliardë kinezëve që përpiqen për rigjallërimin kombëtar.

Pamjet tregojnë gjithashtu avionë që fluturojnë mbi Tempullin e Qiellit - të lashtë dhe modernë së bashku në një kuadër.

VIDEO:

Në paradën ushtarake të organizuar për “Ditën e Fitores” që shënon fitoren e Kinës ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, ishin të pranishëm liderët kryesorë anti-perëndimor, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un. 

Kremlini i përgjigjet Trumpit: S’ka plane kundër SHBA-së

1 o. më parë / 3 sht 2025 09:27
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Photo: Associated Press

Një ndihmës presidencial rus ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump se Vladimir Putin, Kim Jong Un dhe Xi Jinping po bëjnë plane kundër Amerikës.

Teksa parada ushtarake e Kinës u mbajt mëngjesin e së mërkurës në Pekin, Trumpi ka postuar në Truth Social duke thënë se liderët lindorë të mbledhur atje po bëjnë plane kundër SHBA-së.

"Presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm i Kinës paçin një ditë të madhe dhe të qëndrueshme feste. Ju lutem dërgojini përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putinit dhe Kim Jong Unit, teksa bëjnë plane kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Trumpi.

“Dua të them se nuk janë organizuar komplote, askush nuk ka bërë plane kundër, asnjë komplot, dhe për më tepër, asnjë nga këta tre udhëheqës nuk ka menduar fare për të tilla mendime”, ka thënë ndihmësi presidencial i Putinit, Dmitry Ushakov kur është pyetur për reagimin e Trumpit.

"Për më tepër, mund të them se të gjithë e kuptojnë rolin që luajnë Shtetet e Bashkuara, administrata aktuale e presidentit Trump dhe presidenti Trump personalisht në dinamikën aktuale ndërkombëtare", ka shtuar ai. 

Trumpi i çon të fala Xi-së, Putinit e Jong Un-it: Po bëni plane kundër SHBA-së

2 o. më parë / 3 sht 2025 08:52
Xi putin trump kim jong

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk ishte pjesëmarrës në paradën e “Ditës së Fitores” të mbajtur mëngjesin e së mërkurës në Pekin, e në të cilën ishin të pranishëm liderët kryesorë lindorë, presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Mirëpo Trumpi ka reaguar përmes një postimi në Truth Social për ngjarjen, dhe me këtë rast ka qortuar presidentin kinez, Xi Jinping, Kimin dhe Putin për "komplot" kundër SHBA-së.

Ai ka thënë se shpreson që Kina ta vlerësojë që edhe SHBA-ja e ka ndihmuar në arritjen e fitores ndaj Japonisë, në Luftën e Dytë Botërore, shkaku për çka është zhvilluar parada ushtarake në Pekin, e në të cilën Kina ka shpalosur armatimin e saj më të ri. 

"Pyetja e madhe që kërkon përgjigje është nëse presidenti Xi i Kinës do ta përmendë apo jo sasinë masive të mbështetjes dhe "gjakderdhjes" që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Kinës për ta ndihmuar atë të siguronte lirinë e saj nga një pushtues i huaj shumë armiqësor. Shumë amerikanë vdiqën në përpjekjen e Kinës për Fitore dhe Lavdi. Shpresoj që ata të nderohen dhe të kujtohen me të drejtë për Trimërinë dhe Sakrificën e tyre! Uroj që presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm i Kinës të kenë një ditë të madhe dhe të qëndrueshme festimi. Ju lutem, dërgoni përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putinit dhe Kim Jong Un-it, ndërsa po bëni plane kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës", ka shkruar Trumpi në Truth Social.

Kim Jong Un i thotë Putinit se ishte “detyrë vëllazërore” ta ndihmonte Rusinë

3 o. më parë / 3 sht 2025 08:06
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin

Photo: Associated Press

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin, se ishte “detyrë vllazërore” e shtetit të tij që ta ndihmonte Rusinë në luftën në Ukrainë. 

Gjatë takimit të dy liderëve në Pekin, në kuadër të paradës së “Ditës së Fitores” të Kinës, Kim ka falënderuar Putinin që lavdatat që ai ofroi për ushtarët e Koresë së Veriut që kanë ndihmuar trupat ruse në vijën e frontit në luftën e saj në Ukrainë, duke theksuar "çlirimin" e rajonit Kursk, raportojnë agjencia e lajmeve Reuters dhe mediat shtetërore ruse.

Koreja e Veriut ka dërguar dhjetëra mijëra trupa në Rusi për ta ndihmuar atë në luftën e Ukrainës. 

Xi Jinping: Bota nuk duhet të kthehet te “ligji i xhunglës”

3 o. më parë / 3 sht 2025 07:55
Xi Jinping

Photo: Associated Press

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka thënë se bota nuk duhet të kthehet te “ligji i xhunglës”, gjatë fjalimit të tij në pritje të drekës për liderë të shumtë botërorë, që po marrin pjesë në paradën e “Ditës së Fitores”, që shënon fitoren e Kinës ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. 

Zyrtarët kinezë më parë e kanë quajtur SHBA-në "ngacmuese" për vendosjen e tarifave dhe deklarata e Xi-së besohet se është bërë për këtë shkak.

"Shpresojmë sinqerisht që të gjitha shtetet të nxjerrin mësimin nga historia, të vlerësojnë paqen dhe të bashkohen për të krijuar një të ardhme më të mirë për njerëzit”, ka shtuar ai.

Ai ka përfunduar duke ngritur dolli për "prosperitetin e përbashkët për të gjithë njerëzit".