Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se ai u ka dhënë udhëzime këshilltarëve të tij që ta zhdukin Iranin nëse do të vritej nga ky shtet.
“Nëse e bëjnë, ata do të fshihen”, ka thënë Trumpi duke iu përgjigjur gazetarëve ndërsa nënshkroi një urdhër ekzekutiv dhe bëri thirrje për t’i bërë presion maksimal Teheranit.
“Kam lënë instruksione nëse e bëjnë këtë, ata fshihen, nuk do të mbetet asgjë”.
Departamenti i Drejtësisë pati njoftuar në nëntor se një komplot iranian për vrasjen e Trumpit përpara zgjedhjeve presidenciale ishte ndaluar, raportoi AP.
Departamenti pati njoftuar se zyrtarë iranianë kishin udhëzuar Farhad Shakerin në shtator që të vëzhgonte dhe më pas ta vriste Trumpin.
-
Trump: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte nëse Irani s’bën marrëveshje
-
Trump: Liderët e rinj iranianë duan të flasin
-
WSJ: Trumpi kërkon plan ushtarak për të “fshirë Iranin nga faqja e dheut”
-
Trumpi u kërkon aleatëve të SHBA-së të largohen nga Irani
-
Trumpi paralajmëron se SHBA-ja do të intervenojë nëse Irani vret protestuesit