Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Izraeli do të ishte “udhëheqësi” i një sulmi potencial ushtarak kundër Iranit nëse Teherani nuk heq dorë nga programi i armëve bërthamore.
Trumpi është deklaruar për këtë para se të mbahen bisedimet e planifikuara që përfshijnë zyrtarë amerikanë dhe iranianë në Oman. Trumpi pati thënë se bisedimet do të jenë “direkte”, ndërsa Irani ka insistuar në bisedime “indirekte”, raportoi AP.
SHBA-ja dhe fuqitë e tjera botërore më 2015 kanë arritur një marrëveshje bërthamore afatgjate që kufizoi pasurimin me uranium të Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Por, Trumpi e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore më 2018, duke e quajtur “marrëveshjen më të keqe ndonjëherë”.
-
Trump: S’do të kishte bisedime nëse Irani s’do të pajtohej për inspektime bërthamore
-
Trump: SHBA-së do t’i duhet ta sulmojë Iranin sërish
-
Izraeli i shqetësuar se Trumpi do të arrijë një “marrëveshje të keqe” me Iranin
-
Trumpi thotë se “pret të bombardojë” nëse nuk arrihet përparim në bisedime me Iranin
-
Trump: SHBA-ja e Irani shumë afër marrëveshjes