Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e ka cilësuar si “absolutisht të papranueshëm” dënimin me 11 vjet burgim shqiptuar nga një gjykatë kineze kundër afaristit kanadez Michael Spavor.
Ai me këtë rast u ka bërë thirrje autoriteteve në Pekin për lirimin e menjëhershëm të tij. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Pekin po ashtu ka dënuar vendimin kinez, duke bërë të ditur se masa kundër Spavorit dhe një kanadezi tjetër të akuzuar për spiunazh ishin përpjekje “për t’i përdorur qeniet njerëzore si mjete negocimi”.
Rastet e spiunazhit janë kaherë pjesë e përplasjeve të thella diplomatike që përfshijnë Washingtonin dhe Pekinin. Dënimi i Spavorit është caktuar, pasi avokatët në Kanada që e përfaqësojnë zyrtarin kryesor financiar të gjigantit kinez të telekomunikacionit “Huawei” u munduan për herë të fundit ta bindin gjykatën që të mos e ekstradojë atë drejt Shteteve të Bashkuara. Kina i arrestoi Spavorin dhe Kovrigun në fund të vitit 2018, vetëm disa ditë pasi Kanadaja e kapi shefen ekzekutive të “Huaweit”, Meng Wanzhou, në Aeroportin Ndërkombëtar të Vancouverit me urdhër nga SHBA-ja.
-
Kina thotë se nuk kishte tension në bisedën e Xi-së me Trudeaun: Patën bisedë normale
-
Xi tensionohet me Trudeaun gjatë samitit G20: Nuk jemi marrë vesh ashtu
-
Kina liron dy qytetarët kanadezë, pas lirimit të shefes së Huaweit nga SHBA-ja
-
Dënohet me 20 vjet burgim kritiku kinez, Jimmy Lai
-
Dënohet për spiunazh për Kinën ish-ndihmësi i ligjvënësit të AfD-së