Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë të enjten se presidenti kinez, Xi Jinping nuk po e kritikonte kryeministrin kanadez Justin Trudeau në pamjet e publikuara të mërkurën, ku po flisnin për pretendimet se ka rrjedhje të informacioneve nga takimi i tyre me dyer të mbyllura në kuadër të samitit G20.
Sipas Ministrisë së Jashtme thuhet se Xi bëri të ditur vetëm që Kina shpreson se Kanadaja do të ndërmarrë veprime për të përmirësuar lidhjet dypalëshe dhe se një bisedë e tillë, sipas tij, është normale.
“Videoja tregon një bisedë vërtetë të shkurtër të mbajtur midis dy liderëve gjatë Samitit G20. Kjo është shumë normale. Nuk mendoj se duhet interpretuar ‘Presidenti Xi duke kritikuar apo akuzuar dikë’”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë për shtyp.
Në pamjet e publikuara të mërkurën nga transmetuesi publik kanadez, Xi dhe Trudeau shihen duke qëndruar afër njëri-tjetrit dhe duke diskutuar përmes përkthyesit.
“Kjo është e papërshtatshme dhe nuk jemi marrë vesh ashtu”, i ka thënë Xi – Trudeaus në gjuhën mandarine. "Nëse ka sinqeritet, ne mund të komunikojmë mirë me respekt të ndërsjellë, përndryshe rezultati nuk do të jetë i lehtë për t'u treguar", ka thënë më tej Xi.
Mao ka thënë se ky lloj komunikimi nuk është kërcënim, pasi sipas tij, të dy udhëheqësit po shprehnin pozicionet e tyre përkatëse.
Edhe
Xi tensionohet me Trudeaun gjatë samitit G20: Nuk jemi marrë vesh ashtu
Pakënaqësia e tij ka të ngjarë të ishte një referencë ndaj raporteve të mediave se Trudeau ngriti "shqetësime serioze" rreth spiunazhit të dyshuar dhe "ndërhyrjes" kineze në zgjedhjet kanadeze kur u takua me Xi të martën, që ishin bisedimet e tij të para me liderin kinez në më shumë se tre vjet.
Trudeau i përgjigjet kritikave fillestare të Xi duke thënë "në Kanada ne besojmë në dialogun e lirë, të hapur dhe të sinqertë, dhe kjo është ajo që do të vazhdojmë të kemi, ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive së bashku, por do të ketë gjëra për të cilat nuk pajtohemi".
-
Putini i thotë Xi-së se marrëdhëniet Rusi-Kinë kanë arritur një nivel të paparë
-
Trump dhe Xi mbyllin bisedimet “shumë të suksesshme”, por dallimet mbesin
-
Shtëpia e Bardhë paraqet një anë të Xi-së që Kina rrallëherë e sheh
-
Xi e lë Trumpin në pritje para gazetarëve, shpërthejnë reagimet në rrjetet sociale