Një djalë 3-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të 29-të të një pallati në New York mëngjesin e së shtunës, ka thënë policia, shkruan AP.
Oficerët e gjetën vogëlushin të shtrirë në një skelë të katit të 3-të.
"Ne besojmë se fëmija doli nga një dritare në ballkon, por është nën hetime se si ka ndodhur saktësisht", ka thënë një zëdhënës i policisë.
Ligji i qytetit të New Yorkut kërkon që pronarët e ndërtesave me tre ose më shumë apartamente të instalojnë mbrojtëse dritaresh nëse një fëmijë 10 vjeç ose më i vogël jeton aty. Është e paqartë nëse mbrojtëset e dritareve janë instaluar në këtë apartament.
Policia ka marrë në pyetje dy persona që ishin në apartamentin prej kur ra 3-vjeçari.
-
3-vjeçarja që ra nga kati i shtatë në Durrës, jashtë rrezikut për jetën
-
Vdiq 26-vjeçari në Ferizaj pasi ra nga tarraca e katit të tretë
-
Vdiq një fëmijë në Pejë pasi ra nga ballkoni i një shtëpie
-
Njëvjeçari vdes pasi bie nga dritarja e ndërtesës në Britani
-
Dy të rinj lëshohen nga kati i katërt i ndërtesës në New York për t’i shpëtuar zjarrit