Rreth 6.5 milionë fëmijë në Afganistan parashikohet të përjetojnë nivele krize të urisë në vitin 2024, ka thënë një organizatë joqeveritare.
Gati tre në 10 fëmijë afganë do të përballen me krizë ose nivele emergjente të urisë këtë vit ndërsa vendi është ndikuar nga përmbytjet e thatësirat, si dhe nga kthimi i afganëve nga Pakistani e Irani, sipas një raporti të Save the Children.
Shifrat e reja të organit monitorues botëror të urisë “Integrated Food Security Phase Classification” parashikojnë se 28% e popullsisë së Afganistanit, rreth 12.4 milionë njerëz do të përballen me pasiguri akute të ushqimit para tetorit. Prej tyre, gati 2.4 milionë parashikohet të përjetojnë nivele emergjente urie, raportoi AP.
Save The Children ka thënë se 2.9 milionë fëmijë nën 5 vjeç parashihet se do vuajnë nga kequshqyerja akute në vitin 2024.
-
Shitja e fëmijëve për të mbijetuar: Afganët detyrohen të marrin vendime të vështira
-
OKB: Afganistani po vuan nga “kriza të shumëfishta” përveç tërmetit
-
“Fundi është afër”: A do të bëhet Kabuli qyteti i parë i madh që do të mbetet pa ujë deri më 2030-n?
-
UNICEF: Fëmijët në Gaza po vdesin nga uria, mijëra janë trajtuar për kequshqyerje
-
Shkon në 153 numri i të vdekurve nga vërshimet në Afganistan