Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi ka thënë se Afganistani tashmë po vuan nga "kriza të shumëfishta" nën qeverinë e drejtuar nga talebanët.
Grandi ka thënë për Sky Neës se situata në vend është "shumë tragjike", pasi Afganistani tashmë po vuan nga një "thatësirë e madhe", ndërsa Irani ka "kthyer pothuajse 2 milionë njerëz" dhe Pakistani "kërcënon të bëjë të njëjtën gjë".
"Kemi shumë pak informacion deri më tani, por tashmë, raportime për qindra njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë të pastrehë", ka thënë ai.
"Është jashtëzakonisht e vështirë të mobilizohen burimet për shkak të talebanëve”, ka shtuar Grandi.
Mbi 800 persona kanë mbetur të vdekur dhe 2.500 të tjerë të lënduar si pasojë e tërmetit prej 6.0 shkallë të Rihterit që ka goditur lindjen e Afganistanit të dielën vonë.
Raportohet se fshatra të tëra janë shndërruar në gërmadha.
Tërmet i fuqishëm në Afganistan, mbi 250 të vdekur
Një tërmet i fuqishëm ka goditur pjesën lindore të Afganistanit pranë kufirit me Pakistanin, duke lënë...-
Shkon në 900 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan, kërkohet ndihmë ndërkombëtare
-
Dhjetëra të vrarë pas një sulmi në një qendër rehabilitimi në Afganistan
-
Pakistani sulmon Afganistanin, dhjetëra të vrarë e të plagosur
-
Mbi 20 të vdekur në tërmetin 6.3 ballë Rihter në Afganistan
-
Arrin në mbi 2,200 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan