Një tërmet i fuqishëm ka goditur pjesën lindore të Afganistanit pranë kufirit me Pakistanin, duke lënë të paktën 250 persona të vdekur. Nga tërmeti raportohet se janë shkatërruar dhjetëra fshatra. Zyrtarët lokalë bëjnë të ditur se mbi 500 persona janë plagosur. Shifrat pritet të rriten teksa ekipet e kërkim-shpëtimit arrijnë në zonat e prekura.
Tërmeti goditi të dielën vonë një varg qytetesh në provincën Kunar, pranë qytetit Jalalabad në provincën fqinje Nangarhar. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti me magnitudë 6.0 ndodhi në orën 23:47 me orën lokale dhe kishte epiqendrën rreth 27 kilometra në verilindje të Jalalabadit, në një thellësi prej vetëm 8 kilometrash – gjë që rrit ndjeshëm potencialin për dëme.
Video:
Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive në Kunar njoftoi se viktimat janë regjistruar në distriktet Nur Gul, Soki, Watpur, Manogi dhe Chapadare.
“Operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim, ndërsa disa fshatra janë shkatërruar plotësisht. Numri i të vdekurve dhe të lënduarve po ndryshon vazhdimisht. Ekipe mjekësore nga Kunar, Nangarhar dhe kryeqyteti Kabul kanë mbërritur tashmë në terren”, tha Sharafat Zaman, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë Publike.
Arrin në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan
Numri i të vdekurve nga tërmeti në lindje të Afganistanit është rritur në mbi 800, ka thënë zëdhënësi i qeverisë talebane në një përditësim.
Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në provincën e largët Kunar, raporton The Guardian.
“Rreth 800 persona kanë vdekur dhe 2,500 të tjerë janë lënduar në Kunar”, ka thënë zëdhënësi Zabihullah Mujahid në një konferencë për shtyp në Kabul.
Tërmeti ishte me shkallë 6.0 të Rihterit dhe ishte vetëm 8 kilometra i thellë.
Mbi 600 të vdekur nga tërmeti në Afganistan
Ka arritur në 620 numri i të vdekurve si pasojë e një tërmeti që shkatërroi fshatra të shumtë në Afganistanin lindor të dielën vonë.
Numri i të lënduarve është mbi 1.300 sipas një zëdhënësi të qeverisë talebane.
Tërmeti me magnitudë 6.0 ka goditur një sërë qytetesh në provincën Kunar, pranë qytetit të Jalalabadit, në provincën fqinje Nangargar, duke shkaktuar dëme të shumta, raporton AP.
VIDEO:
This is incredibly sad and I’m so sorry to share it but I think everyone needs to see how deadly the earthquake in #Afghanistan has been.
Authorities say over 500 people have died in Koner and many people are still under the rubble. pic.twitter.com/3U5Uvrop4n— Aima Khan (@aima_kh) September 1, 2025
Pamjet nga Nangarhar tregonin njerëz që gërmonin me dëshpërim nëpër rrënoja me duart e tyre, duke kërkuar të dashurit e tyre në mes të natës.
Të lënduarit janë nxjerrë nga ndërtesat e shembura dhe janë futur në helikopterë.
Tërmeti i cili ka ndodhur në orën 23:47 ishte i përqendruar 27 kilometra në lindje-verilindje të qytetit të Jalalabadit në provincën Nangarhar, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Ishte vetëm 8 kilometra i thellë. Tërmetet më të cekëta kanë tendencë të shkaktojnë më shumë dëme.
Pas tij kanë pasuar edhe disa lëkundje pasuese.