Numri zyrtar i vdekjeve si pasojë e vërshimeve në veri të Afganistanit ka arritur në 153, në tri provinca të ndryshme, ka bërë të ditur të shtunën ministria e Brendshme talibane, derisa Programi Botëror i Ushqimit ka thënë se bëhet fjalë për dyfishin e këtij numri.
Programi, i cili operon nëpër Afganistan, ka shkruar në X se vërshimet kanë lënë të vdekur më shumë se 300 persona, raporton Reuters.
Të paktën 138 njerëz kanë mbetur të lënduar si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur pas reshjeve të mëdha të shiut.
Shumë njerëz kanë mbetur pa shtëpi dhe pa mundësi transporti, derisa sistemi i ujit dhe sistemet e mbetjeve janë shkatërruar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Afganistani është në mesin e kombeve më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, sipas ekspertëve. Shteti është një prej më të varfërve në botë.
LEXO EDHE:
-
Më shumë se 300 të vdekur si pasojë e përmbytjeve në veri të Afganistanit
-
Të paktën 60 të vdekur nga vërshimet në Afganistan
-
Arrin në mbi 2,200 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan
-
Arrin në mbi 1400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan
-
Arrin në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan