Austriaku, Josef Fritzl, është transferuar nga burgu i sigurisë së lartë në një burg normal, pasi ekspertët thanë se ai ka ndryshuar dhe vuan nga demenca.
89-vjeçari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunim me mijëra herë të vajzës së tij, të cilën e kishte mbajtur të burgosur në bodrumin e shtëpisë.
Mediumi gjerman, Bild, ka raportuar të martën se sipas avokates Astrid Wagner, Fritzlit i ka ndryshuar personaliteti dhe nuk është më i njëjti.
“Për shkak të sëmundjeve të tij, ai nuk përbën më rrezik për publikun. Ai ka nevojë për një mekanizëm që asiston në ecje dhe vuan nga osteoporoza. Demenca e tij është aq e dukshme”, ka thënë ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Austriaku që mbajti rob dhe përdhunoi vajzën e tij për 24 vjet, mund të transferohet në një burg të rregullt
-
I refuzohet kërkesa për lirim austriakut që dhunoi të bijën për 24 vjet
-
Austriaku që e mbajti të burgosur dhe e përdhunoi të bijën për 24 vjet, apelon për lirim
-
Gjykata gjermane dënon me burgim burrin që drogoi, dhunoi dhe filmoi gruan e tij
-
Infermieri gjerman vrau 10 pacientë, dënohet me burgim të përjetshëm