Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Austriaku që e mbajti të burgosur dhe e përdhunoi të bijën për 24 vjet, apelon për lirim

Josef Fritzl, austriaku që përdhunoi dhe e mbajti të burgosur për 24 vjet vajzën e tij në një dhomë burgu që e kishte ndërtuar nën shtëpinë e tij, ka aplikuar për lirim nga burgu.

88-vjeçari mund të dërgohet në një shtëpi kujdesi, nëse avokatja e tij Astrid Wagner ka sukses në apel.

Fritzl ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2009 për përdhunim, incest dhe burgosje të vajzës së tij, Elisabeth, dhe të shtatë fëmijëve që pati me të, një prej të cilëve ishte vrarë nga Fritzl duke mos i ofruar ndihmë mjekësore.

Wagner ka thënë se një raport i fundit psikiatrik për Fritzlin ka përcaktuar se ai nuk përbënte më rrezik për shoqërinë. Gjykata mund të vendosë ta lëvizë atë në një burg normal. Por, Wagneri ka theksuar se Fritzl duhet të lejohet t’i kalojë ditët që i kanë mbetur në një shtëpi kujdes, raportoi Guardian.

Rasti u zbardh në vitin 2008 kur Elisabeth Fritzl menaxhoi t’i komunikonte policinë se po mbahej e burgosur. Ajo kishte thënë se po mbahej në nëntokë për 24 vjet dhe se para këtyre viteve i ati e kishte abuzuar që nga mosha 11 vjeçe.

Fritzl e joshi atë në bodrum, në dhomën që dukej si qeli të cilën e kishte ndërtuar vetë, kur ajo kishte 18 vjeç. Ai i kishte thënë bashkëshortes dhe familjarëve se ajo gjoja kishte ikur nga shtëpia për t’iu bashkuar një kulti.

Edhe Austriaku që mbajti rob dhe përdhunoi vajzën e tij për 24 vjet, mund të transferohet në një burg të rregullt Botë Austriaku që mbajti rob dhe përdhunoi vajzën e tij për 24 vjet, mund të transferohet në një burg të rregullt

Krimet e tij u zbuluan fillimisht kur njëri fëmijë i tyre u sëmurë rëndë dhe ai e dërgoi në spital, e autoritetet kërkuan që të paraqitej nëna e fëmijës. Ai e liroi atë që të paraqitej në spital e nga aty ajo foli për situatën e saj.

Fritzl po mbahet në një njësi të sigurisë së lartë në burgun në Stein, Austri. Sipas ligjeve të Austrisë, të burgosurit kanë të drejtë të kërkojnë lirim me kusht pas 15 vjet vuajtje të dënimit – Fritzl mbushi 15 vjet në burg në vitin 2023.

Gjykata pritet të marrë vendim në javët në vijim.