Pekini nuk mund të shmangë përgjegjësitë e tij ndërkombëtare në Detin e Kinës Jugore si dhe përballë ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.
Tillerson, në Australi për takime vjetore dypalëshe, theksoi se Uashingtoni dëshiron të ruajë një marrëdhënie konstruktive me Pekini por Kina duhet të marrë përsipër pjesën e saj të përgjegjësisë diplomatike.
“Ne duam marrëdhënie produktive”, deklaroi ai. Por nuk mund të lejojmë që Kina të përdorë fuqia e saj ekonomike për të blerë një mënyrë për të dalë kundër çështjeve të tjera, siç është rasti i armatosjes së ishujve në Detin e Kinës Jugore ose duke mos ushtruar mjaftueshëm presion ndaj Koresë së Veriut”, vijoi ai.
“Ata duhet të jetë të vetëdijshëm se një rol në rritje, si një fuqi ekonomike dhe tregtare shoqërohet gjithashtu me përgjegjësi në fushën e sigurisë.
-
Tillerson në Kinë për bisedime lidhur me Korenë Veriore
-
Kina paralajmëron Filipinet që t’i ndalojë provokimet në Detin e Kinës jugore
-
Kina: SHBA-ja t’i ndalojë kërcënimet nëse dëshiron zgjidhje mbi tregtinë
-
SHBA-ja thotë se është gatshme të ndërmarrë “veprime specifike” kundër Kinës
-
Borrell: BE-ja duhet të punojë me Kinën “superfuqi”