Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, sot pritet të arrijë në Kinë, për bisedime me udhëheqjen kineze për kërcënimin atomik të Koresë Veriore, për bashkëpunimin tregtar amerikano-kinez dhe për vizitën e ardhshme në Kinë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Gjatë qëndrimit në Pekin, Tillerson pritet të takohet me ministrin e jashtëm kinez, Wang Yi, dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Kinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej muajit shkurt të këtij viti, kur u emëruar sekretar shteti, kjo është vizita e dytë e Tillerson në Pekin.
Departamenti amerikan i shtetit dëshiron që Kina të ndërmerr aksione më të ashpra kundër Koresë Veriore, për shkak të programit të armatimit atomik dhe testeve të raketave ndërkontinentale balistike.
Dje Pekini ka shpallur se të gjitha kompanitë e Koresë Veriore në Kinë duhet ta mbyllin aktivitetin e tyre deri në fillim të muajit janar të vitit të ardhshëm.