Derisa presidenti amerikan, Donald Trump dhe sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent kanë shprehur një qasje më optimiste për një marrëveshje me Kinën për tregtinë gjatë ditëve të fundit, një zëdhënës i Qeverisë kineze ka sugjeruar se qasja amerikane duhet të ndryshojë, ka raportuar “CNN”.
“Dyert tona janë të hapura, nëse SHBA-ja dëshiron të bisedoj. Nëse një zgjidhje e negociuar është me të vërtetë ajo se çfarë dëshiron SHBA-ja, atëherë duhet të ndaloj kërcënimin dhe shantazhimin e Kinës dhe të synoj dialog të bazuar në barazi, respekt dhe përfitim të dyanshëm”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme së Kinës, Guo Jiakun, në një deklaratë të postuar nga Qeveria kineze.
“Të vazhdosh të kërkosh për një marrëveshje derisa ushtron presion ekstrem nuk është mënyra e duhur për tu përballur me Kinën dhe thjeshtë nuk do të funksionoj”, ka shtuar ai.
-
SHBA-ja dhe Kina arrijnë dakordimet e para për tregtinë
-
SHBA-ja dhe Kina afër marrëveshjes për TikTokun
-
Hegseth alarmon për rritjen e forcave ushtarake të Kinës
-
Trump: SHBA-ja e Kina janë në një linjë për Iranin, Teherani duhet të arrijë së shpejti një marrëveshje
-
Trump dhe Xi mbyllin bisedimet “shumë të suksesshme”, por dallimet mbesin