Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja dhe Kina arrijnë dakordimet e para për tregtinë

Scott Bessent

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se është i bindur se do të arrijë një marrëveshje me presidentin kinez, Xi Jinping, të cilin pritet ta takojë javën e ardhshme, pasi zyrtarët e lartë ekonomikë nga të dy vendet arritën një konsensus paraprak në bisedimet tregtare që përfunduan të dielën.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, dhe Përfaqësuesi i Tregtisë, Jamieson Greer, u takuan me zëvendëskryeministrin kinez, He Lifeng dhe negociatorin kryesor tregtar Li Chenggang në margjinat e samitit të ASEAN-it në Kuala Lumpur për një rund të pestë diskutimesh ballë për ballë që nga maji.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Mendoj se kemi një kornizë shumë të suksesshme që udhëheqësit të diskutojnë të enjten”, u ka thënë tha Bessent gazetarëve.

Ai ka shtuar se kërcënimi i një tarife 100% ndaj Kinës është “jashtë diskutimit” pas bisedimeve tregtare me homologët kinezë. 

Ekipi kinez ka shtuar se u arrit “konsensusi bazë”, duke lehtësuar tensionet përpara takimit shumë të pritur të Trumpit me udhëheqësin kinez Xi Jinping javën e ardhshme.

E Bessent ka thënë se Trumpi dhe Xi-ja do të diskutojnë blerjet e sojës dhe produkteve bujqësore nga fermerët amerikanë, një tregti më të balancuar dhe zgjidhjen e krizës së fentanilit në SHBA, e cila ishte baza e tarifave prej 20% të SHBA-së për mallrat kineze.

Trump ka mbërritur në Malajzi të dielën për një samit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore, ndalesa e tij e parë në një turne pesëditor në Azi që pritet të kulmojë me një takim ballë për ballë me Xi-në në Korenë e Jugut më 30 tetor.