Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Thirrje BE-së për të mbështetur referendumin në Katalonjë

Bruksel, 29 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i qeverisë rajonale të Katalonjës, Raul Romeva, bëri thirrje për mbështetje nga Bashkimi Evropian (BE) përpara referendumit të pavarësisë së krahinës, që është ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, Romeva, tha se institucionet e BE-së duhet të "kuptojnë se kjo është një çështje e madhe".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Jashtëm i Katalonjës kritikoi Qeverinë e Spanjës për "sulm brutal" ndaj zyrtarëve katalanas për të penguar mbajtjen e referendumit më 1 tetor.

Ai theksoi se nuk priste dhunë sepse, siç tha, "nuk është në ADN të Katalonjës që problemet politike të zgjidhen me dhunë."

Deklaratat e zyrtarit katalanas vijnë një ditë pasi presidenti i krahinës, Carles Puigdemont, akuzoi BE-në se i ka kthyer shpinën Katalonjës në mosmarrëveshjet me qeverinë e Madridit.

Katalonja ka rreth 5.5 milion banorë me të drejtë vote. Sondazhet tregojnë se shumica e banorëve të Katalonjës mbështesin mbajtjen e referendumit, por se janë përafërsisht të barabartë kur bëhet fjalë për pavarësi nga Spanja.