Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi në një xhami në qytetin Homs të Sirisë, të kryer gjatë kohës së lutjeve të së premtes.
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA ka raportuar për dëme të mëdha brenda xhamisë “Imam Ali ibn Abi Talib”, që ndodhet në lagjen “Wadi al-Dhahab”, zonë kjo e banuar kryesisht nga pjesëtarë të komuniteti alevi.
Burime siriane të sigurisë kanë bërë të ditur se hetimet fillestare kanë treguar se pajisje shpërthyese janë vendosur brenda xhamisë. Menjëherë pas shpërthimit, autoritetet e kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në kërkim të autorëve të sulmit.
Disa pjesë të Sirisë janë përballur me rritje të tensioneve javëve të fundit, si pasojë e thellimit të përçarjeve fetare, atyre etnike dhe politike. Tensionet janë shtuar, megjithëqë luftimet e mëdha kanë shënuar rënie, pas rrëzimit nga pushteti të ish-presidentit Bashar Assad.
-
Shpërthejnë protestat në Siri pas sulmit vdekjeprurës në një xhami
-
Sulm vetëvrasës në një xhami në Pakistan, dhjetëra të vrarë
-
25 të vdekur nga një sulm me bombë në një kishë në Siri
-
15 të vrarë nga shpërthimi i një bombe në Siri
-
Të paktën 15 të vdekur nga një shpërthim në një pikë karburanti në Jemen