Të paktën 25 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm vetëvrasës me bombë në kishën Mar Elias në Damask të dielën, ka raportuar të hënën agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë SANA duke cituar ministrinë e Shëndetësisë të vendit.
Ky ishte sulmi i parë vetëvrasës me bombë në Damask që kur Bashar al-Assad është rrëzuar nga një kryengritje rebele e udhëhequr nga islamistët në dhjetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë menjëherë të dielën, por ministria e Brendshme siriane ka thënë se një ekstremist nga grupi i Shtetit Islamik ka hyrë në kishë, ka qëlluar drejt njerëzve atje përpara se të qonte veten në ajër me një jelek me eksploziv..
Dëshmitarët kanë thënë se personi i armatosur me fytyrë të mbuluar ka hyrë dhe ka qëlluar drejt njerëzve.
Kur turma është sulur drejt tij për ta larguar nga kisha, ai e ka aktivizuar rripin me eksploziv.