Policia jugkoreane ka arrestuar një verikorean që kishte tentuar ta kalonte kufirin e të kthehej në Kore të Veriut me një autobus të vjedhur, raporton “BBC”.
Burri është kapur të martën në Urën e Unifikimit që ndanë dy Koretë. Ai kishte injoruar ushtarët që i kërkonin të ndalonte dhe përplasi autobusin në barrikada. Ai kishte ikur më herët nga Koreja e Veriut dhe synonte të kthehej.
Mbi 34 mijë verikoreanë vlerësohet se kanë ikur për në Kore të Jugut që nga ndarja e gadishullit Korean mbi 70 vjet më parë. Është e rrallë që personat që ikin nga Koreja e Veriut tentojnë të kthehen.
Burri në të 30-at i tha policisë se dëshiron të kthehet në shtëpi pasi ka hasur në vështirësi në Kore të Jugut. Ai ishte larguar nga Koreja e Veriut rreth një dekadë më parë.
Kishte vjedhur një autobus rreth orës 1 me kohë lokale të martën nga një garazh në qytetin Paju dhe u kap rreth gjysmë ore më vonë.
-
Arrestohet një person i kërkuar ndërkombëtarisht nga Maqedonia e Veriut
-
Punëtorët koreano-jugorë kthehen në shtëpi pas disa ditësh ndalimi në Georgia
-
Koreja e Jugut lëshon të shtëna paralajmëruese ndaj trupave të Koresë së Veriut që kaluan kufirin
-
Verikoreanët dërgohen për të punuar në Rusi në kushte skllavërie
-
Kim Jong-un do të paditet për abuzim seksual