Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Teknologjia ndihmon ruajtjen e pyjeve në Amazonë

Gjatë 40 vjetëve të fundit, qeveritë dhe ambientalistët kanë investuar shumë në përdorimin e teknologjisë satelitore për ta monitoruar prerjen e drurëve. Qeveritë në Brazil, Peru dhe Kolumbi kanë vendosur një sistem alarmesh me rezolucion të lartë për shpyllëzimin, por ka pak prova që kjo informatë arrin në komunitetet indigjene më të prekura

Teknologjia mund t’u ndihmojë komuniteteve indigjene që ta ndalojnë në mënyrë të konsiderueshme shpyllëzimin, sipas një studimi të ri.

Njerëzit indigjenë që jetojnë në Amazonën peruane ishin të pajisur nga ekipet mbrojtëse me të dhëna satelitore dhe telefona të mençur. Ata ishin në gjendje ta ulnin prerjen e pyjeve përgjysmë në vitin e parë të projektit.

Reduktimet ishin më të mëdha në komunitetet që përballen me rrezikun e nxjerrjes së paligjshme të arit, prerjet dhe drogat.

Investime të reja

Mbi një e treta e pyjeve të Amazonës shtrihen brenda territorit të afërsisht 3,344 komuniteteve indigjene të njohura. Por për dekada me radhë, këto zona kanë qenë të sulmuara nga të huajt, që janë vendosur të presin dru për një sërë qëllimesh, përfshirë minierat, prerjet dhe mbjelljen e të korrave të paligjshme, si bimët e kokës që përdoren për prodhimin e kokainës.

Edhe Helmi në shigjeta përdorej para 60 mijë vjetësh Kulturë 4 muaj më parë Helmi në shigjeta përdorej para 60 mijë vjetësh

Gjatë 40 vjetëve të fundit, qeveritë dhe ambientalistët kanë investuar shumë në përdorimin e teknologjisë satelitore për ta monitoruar prerjen e drurëve. Qeveritë në Brazil, Peru dhe Kolumbi kanë vendosur një sistem alarmesh me rezolucion të lartë për shpyllëzimin, por ka pak prova që kjo informatë arrin në komunitetet indigjene më të prekura.

Ky studim i ri është bërë në mënyrë që të shihet se nëse informatat që janë në duart e komuniteteve a do të ndryshojnë gjërat.

Në këtë studim të kontrolluar, autorët kanë identifikuar 76 fshatra të largëta në Amazonën peruane, ku 36 janë zgjedhur rastësisht për të marrë pjesë në programin monitorues.

Ndihma e komunitetit

Kurse 37 komunitetet e tjera kanë shërbyer si grup kontrollues dhe kanë vazhduar me praktikat e tyre që kishin për t’i menaxhuar pyjet.

Tre anëtarë të secilit komunitet ishin trajnuar për ta përdorur teknologjinë dhe janë mësuar se si të patrullojnë për ta verifikuar shpyllëzimin.

Kur informatat prej satelitëve tregonin aktivitet të dyshimtë të shpyllëzimit në një zonë, fotografitë dhe koordinatat e GPS-it ishin grumbulluar nëpër USB dhe janë dërguar nëpër lumin e Amazonës nga korrierët.

Informatat më pas janë shkarkuar në aplikacione të veçanta të telefonave të mençur, që do t’i udhëzojnë monitorët e komunitetit drejt lokacioneve të dyshimta.

Edhe Nga natyra tek burimet e jetesës: Pse pyjet e Kosovës kanë rëndësi për të gjithë Opinion 4 muaj më parë Nga natyra tek burimet e jetesës: Pse pyjet e Kosovës kanë rëndësi për të gjithë

{gallery}

Kur patrullat e pyjeve konfirmojnë ndonjë shpyllëzim të paautorizuar, do ta raportojnë në një asamble të përgjithshme të anëtarëve të komunitetit për të vendosur se çfarë të bëjnë. Në rastet kur ka të përfshirë tregtarë të drogës, komuniteti mund të vendosë të raportojë rastin që të zbatohet ligji.

Nëse aktiviteti perceptohet si jo shumë i rrezikshëm, anëtarët e komunitetit mund të ndërhyjnë drejtpërdrejt dhe t'i përzënë shkelësit e ligjit nga toka e tyre. Kur studiuesit shqyrtuan ndikimin e qasjes së re, zbuluan se shpyllëzimi ra me 52 për qind në vitin e parë dhe 21 për qind në vitin e dytë. “Është ndikim mjaft i mirë”, ka thënë Jacob Kopas, studiues i pavarur dhe një nga autorët e studimit. “Patëm prova se ka më pak raste të humbjes së drurëve në komunitetet e programit krahasuar me komunitetet e kontrollit”.

Shkalla e problemit

“Këto komunitete kanë arritur që të parandalojnë shpyllëzimin e mesatarisht 8.8 hektarëve brenda vitit të parë. Por komunitetet që ishin më të rrezikuarat, ato që kishin më së shumti shpyllëzim në të kaluarën ishin ato që po e ulnin shpyllëzimin më shumë sesa të tjerat”.

Shkalla e problemit të shpyllëzimit në zona indigjene është domethënëse. Mes viteve 2000 dhe 2015, rreth 17 për qind e humbjes së drurëve në Amazonë ndodhën në zonat e mbrojtura nga vendi apo ato që u takonin njerëzve indigjenë. Kjo pritet të rritet në vitet në vijim.

“Gjatë dekadës së ardhshme, nëse asgjë nuk ndryshon, njerëzit indigjenë në Amazonë pritet t’i humbin 4.4 milionë hektarë pyje, shumicën ndaj të huajve që vijnë në territoret e tyre për të prerë dru”, ka thënë Cameron Ellis që ka ndihmuar në studim.

Edhe Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë Kuriozitet 2 j. më parë Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë

“Por nëse metoda e monitorimit të pyjeve nga komuniteti do të adoptohej dhe qeveria vendore do të fuqizohej, humbja e pyjeve në Amazonë mund të ulet deri në 20 për qind nëpër tërë tokat indigjene”.

Studimi është publikuar në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences”(PNAS).