Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të rinjtë në Mianmar kapin armët për ta luftuar ushtrinë që bëri grusht-shtet

Gjithnjë e më shumë të rinj po kapin armët për të sfiduar ushtrinë në Mianmar.

Ushtria e këtij vendi, më 1 shkurt të vitit 2021 realizoi grusht-shtet, duke i rrëzuar institucionet demokratike.

Që nga atëherë, dhuna ka qenë e shpesht nëpër demonstratat masive në shtetin aziatik.

Luftimet tashmë kanë arritur edhe nëpër zonat urbane, raporton BBC-ja të martën.

Prej gushtit të vitit të kaluar janë shtuar vrasjet e protestuesve nga ushtria, e cila tash e ka pushtetin.

Edhe Shënohet viktima e parë nga protestat kundër grusht-shtetit në Birmani Botë Shënohet viktima e parë nga protestat kundër grusht-shtetit në Birmani

Mediat lokale në Mianmar raportojnë se janë rreth 12 mijë viktima që nga koha kur ushtria bëri grusht-shtet.

Protestues të shumtë jenë qëlluar pa u paralajmëruar.