Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën tre të vdekur nga tornadoja në qytetin verior të Teksasit

Një tornado ka goditur qytetin Perryton të Teksasit të enjten, duke lënë të vdekur së paku tre persona, duke lënduar dhjetëra të tjerë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.

Shërbimi Kombëtar i Motit konfirmoi se tornadoja goditi zonën pak pas orës 17:00 të enjten.

Videoja nga zona tregon erërat e forta si dhe ndërtesat dhe automjetet e shumta të dëmtuara.

U raportua edhe për dy persona të zhdukur. Për shkak të dëmeve infrastrukturore dhe rreziqeve të tjera që mund të mos jenë të dukshme në errësirë, zyrtarë të sigurisë paralajmëruan zbatimin e një shtetrrethimi nga mesnata deri në orën 6 të mëngjesit.

Ndërkohë rreth 50 mijë banorë mbetën pa energji elektrike në Teksas dhe Oklahoma.