Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tornadot në Teksas lënë 760,000 njerëz pa energji elektrike

Tornado në Teksas / Foto: CBS

Tornado në Teksas / Foto: CBS

Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Teksas si pasojë e stuhive të forta që kanë goditur rajonin verilindor të shtetit amerikan, raportoi të martën BBC-ja.

Siç kanë bërë të ditur autoritetet, stuhia e radhës do të sjellë erëra me fuqi uragani deri në 123 km.h dhe breshër me madhësi të topit të golfit. 

Moti ekstrem i së martës pason disa stuhi të fundjavës që lanë të vdekur të paktën 24 njerëz në pesë shtete, përfshirë Teksasin.

Nxehtësia e madhe parashikohet gjithashtu në rajonin jugor të vendit, ku temperaturat mund të arrijnë deri në 46 gradë Celsius.

Më shumë se gjysma e 780,000 ndërprerjeve të energjisë të raportuara të martën ishin në Dallas, ku shkollat kanë anuluar ose shtyrë orët mësimore dhe aktivitetet e ditës pas motit të ashpër.

Qindra fluturime nga Dallasi u vonuan ose u anuluan që nga mëngjesi i së martës vonë për shkak të stuhive.

Edhe Mbi 800 mijë familje mbesin pa energji elektrike nga stuhia e borës në SHBA Botë Mbi 800 mijë familje mbesin pa energji elektrike nga stuhia e borës në SHBA

Teksasi pësoi një fundjavë të rëndë stuhish që lanë të vdekur të paktën shtatë njerëz dhe lënduan më shumë se 100 të tjerë. 

Në mesin e të vdekurve ishin tre fëmijë - një dyvjeçar dhe një pesëvjeçar që i përkisnin së njëjtës familje dhe një tjetër nëntëvjeçar.

Zyrtarët vlerësojnë se më shumë se 200 shtëpi janë shkatërruar dhe 120 të tjera janë dëmtuar.