Të paktën tetë persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi pranë Kalasë së Kuqe historike në një lagje të dendur të kryeqytetit indian, New Delhi, ka bërë të ditur të hënën policia e qytetit.
Shpërthimi ka ndodhur në një veturë pranë Kalasë së Kuqe, por shkaku i saktë nuk dihet dhe ai po hetohet, ka thënë një zëdhënës i policisë së qytetit.
Të paktën 11 persona janë lënduar, sipas kanaleve televizive lokale.
Pamjet në mediat lokale treguan flakë dhe tym që dilnin nga më shumë se një automjet, në atë që u përshkrua si një rrugë e mbingarkuar që ndodhej pranë një stacioni metroje në pjesën e vjetër të Delhit.
Kalaja e Kuqe, e njohur në Indi si Lal Qila, është një fortesë e shekullit të 17-të, e epokës Mughal, e ndodhur në qytetin e vjetër, dhe e vizituar nga turistët gjatë gjithë vitit.
-
Të paktën 21 të vdekur nga zjarri në një hotel në New Delhi
-
14 të vdekur nga zjarri në një hotel në Indi
-
18 të vdekur nga shtypja mes njerëzve në një stacion treni në New Delhi
-
Të paktën 23 të vdekur nga një sulm me bombë në Pakistan
-
Tetë të vdekur dhe 25 të lënduar nga përplasja e trenit me një autobus në Tajlandë