Të paktën shtatë persona, përfshirë ushtarë dhe civilë, u vranë në kryeqytetin e Somalisë sot pas një shpërthimi vetëvrasës me makinë që shënjestroi një pikë kontrolli të sigurisë pranë pallatit presidencial, ka thënë policia.
Paramedikët dhe forcat e sigurisë shkuan në vendngjarje, ndërsa të plagosurit u transportuan në spitale për trajtim. Shpërthimi gjithashtu shkatërroi disa automjete dhe tronditi shtëpitë në afërsi.
Ndërkaq, duke folur për shpërthimin dhe pasojat, dëshmitari okular Guuled Ibrahim tha për AA: “Shpërthimi ishte i madh. Pasi ndodhi shpërthimi, pati të shtëna me armë. Minuta më vonë, ne nxituam në vendngjarje dhe ishte e tmerrshme, me shumë konfuzion”.
Një zëdhënës i policisë somaleze konfirmoi gjithashtu se sulmi u shkaktua nga një bombë vetëvrasëse me makinë.
Grupi terrorist Al-Shabaab i lidhur me Al-Kaedën mori përgjegjësinë për shpërthimin menjëherë pas sulmit.
E njëjta organizatë ka qenë pas sulmeve të shumta të ngjashme në të gjithë vendin.
-
Të paktën 8 të vdekur e 17 të plagosur nga një sulm vetëvrasës në Somali
-
Të paktën 9 të vdekur nga një sulm me bombë në Somali
-
Të paktën 20 të vdekur e 30 të plagosur nga një shpërthim vetëvrasës në Somali
-
Një i vdekur e dhjetëra të plagosur në një sulm me bombë në kryeqytetin e Somalisë
-
Sulm me bombë në Somali, të paktën gjashtë të vdekur