Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në Somali pas një sulmi vetëvrasës me bombë.
Rasti ka ndodhur të martën në qytetin e Mogadishus në një restorant afër një akademie policie, ndërsa autoritetet thonë se akoma është e paqartë kush qëndron pas sulmit.
Një shitës dëshmitar i rastit, i tha Reutersit se pa shpërthimin masiv kur ndodhi dhe ambulancën teksa përpiqej të arrinte në vendin e ngjarjes.
"Derisa isha duke pirë çaj dhe shikoja poshtë, ndodhi shpërthimi. Nga atje nuk e di se çfarë ndodhi”, deklaroi një tjetër dëshmitar.
Grupi islamik, aleat i Al-Kaidës ka kryer shpesh sulme me bomba në Mogadishu dhe afër Somalisë, si pjesë e fushatës për të rrëzuar qeverinë qendrore.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën shtatë të vdekur nga një sulm terrorist në Somali
-
Të paktën 9 të vdekur nga një sulm me bombë në Somali
-
Të paktën 20 të vdekur e 30 të plagosur nga një shpërthim vetëvrasës në Somali
-
Pesë të vrarë e 14 të lënduar nga sulmi vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë
-
Sulm vetëvrasës në Somali, 32 të vrarë