Një bombë vetëvrasëse afër kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu, të shtunën ka lënë të vdekur pesë persona, ndër ta edhe turq, thanë autoritetet turke dhe ato nga Somalia.
Grupi ekstremist al-Qaida i lidhur me al-Shabab ka pranuar fajësinë për sulmin, raporton AP.
Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, tha se 14 persona, nga ta 3 turq, kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në spital në Mogadishu.
Tre të tjerë të vdekur ishin policë të Somalisë, tha kapiteni i policisë atje, Ahmed Mohamed.
Burime të sigurisë turke thanë se sulmuesi përdori një motoçikletë.