Të paktën 51 persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve ruse në fshatin Hroza në Ukrainë, që kanë ndodhur të enjtën.
Nga sulmi me raketa sipas ministrit të brendshëm të Ukrainës, është prekur secila famijle e këtij fshati.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka fajësuar Rusinë për sulmin dhe ka njoftuar se nuk kishte objektiva ushtarake në zonë.
Rusia nuk e ka komentuar drejtpërdrejt sulmin, mirëpo agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Ria Novosti” ka raportuar se ushtria ruse ka kryer 20 sulme ajrore dhe artilerie mbi objektivat ukrainase në rrethin Kupyansk, ku ndodhet edhe fshati Hroza.
Sulmet ndodhën kur banorët po merrnin pjesë në funeralin e një ushtari ukrainas, i cili ishte vendas. / BBC