Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 60 numri i të vdekurve nga sulmi në Pakistan

Pamje nga sulmi në Pakistan

Pamje nga sulmi në Pakistan

Foto: Associated Press

Ka shkuar në 60 numri i të vdekurve nga sulmet e militantëve separistë në provincën Balochistan të Pakistanit në stacionet e policisë, linjat hekurudhore dhe autostrada, sipas zyrtarëve.

Ushtria e Pakistanit ka thënë se 14 ushtarë dhe policë, si dhe 21 militantë janë vrarë në luftime, pas një prej sulmeve më të mëdha në vend, që shënjestroi automjete si autobusë e kamionë në një autostradë kryesore. 

Zyrtarët vendorë thanë se të paktën 23 pasagjerë janë vrarë në sulm dhe 35 automjete janë djegur.


Të paktën 33 të vrarë në Pakistan nga militantët separatistë

Të paktën 33 persona janë varë në provincën Balochistan të Pakistanit, kur militantët separatistë kanë sulmuar stacionet policore, linjat hekurudhore dhe veturat në autostrada, kanë bërë të ditur autoritetet të hënën.

Edhe Sulme në Pakistan, 31 civilë dhe 17 efektivë të sigurisë të vrarë Botë Sulme në Pakistan, 31 civilë dhe 17 efektivë të sigurisë të vrarë

Sulmi po llogaritet si një nga më të mëdhenjtë i kryer nga kryengritësit etnikë në vitet e fundit, raporton Reuters.

Militantët kanë zhvilluar një kryengritje etnike prej dekadash për të kërkuar shkëputjen e provincës jugperëndimore të pasur me burime, e cila është shtëpia e një numri projektesh të mëdha të udhëhequra nga Kina, duke përfshirë një port strategjik dhe një minierë ari dhe bakri.

Sulmet më të mëdha të konfirmuara nga autoritetet kishin në shënjestër automjete, duke nisur nga autobusët e deri tek kamionët e mallrave në një autostradë kryesore, duke vrarë të paktën 23 persona, thanë zyrtarët, derisa dhjetëra automjete u dogjën.

Një linjë hekurudhore midis Pakistanit dhe Iranit dhe një urë hekurudhore që lidh Kuettën, kryeqytetin e provincës, me pjesën tjetër të vendit u goditën gjithashtu me eksploziv në sulmet e militantëve, ka bërë të ditur zyrtari i hekurudhave, Muhammad Kashif. Trafiku hekurudhor me Quetta u pezullua, shtoi ai.

VIDEO:

 

Edhe Ushtria pakistaneze liron mbi 300 pengje që po mbaheshin në një tren, mbi 20 u vranë Botë Ushtria pakistaneze liron mbi 300 pengje që po mbaheshin në një tren, mbi 20 u vranë

 

Përafërsisht në të njëjtën kohë, militantët synuan gjithashtu stacionet e policisë dhe të sigurisë në provincë, thanë zyrtarët, duke lënë të vrarë të paktën 10 njerëz.

Grupi militant Ushtria Çlirimtare e Balochistanit (BLA) mori përgjegjësinë në një deklaratë të dërguar me email për gazetarët.

Militantët kanë vënë në shënjestër punëtorët nga provinca lindore e Punjabit, të cilët ata i shohin se po shfrytëzojnë burimet e tyre. Në të kaluarën, ata kanë synuar gjithashtu interesat dhe qytetarët kinezë që veprojnë në provincë.

Kina drejton portin strategjik të ujërave të thella të Gawadar në jug të Balochistanit, si dhe një minierë ari dhe bakri në perëndim.

Edhe Pesë të vrarë si pasojë e një sulmi vetëvrasës në Pakistan Botë Pesë të vrarë si pasojë e një sulmi vetëvrasës në Pakistan

BLA-ja ka thënë se luftëtarët e saj kishin shënjestruar personelin ushtarak që udhëtonte me rroba civile, të cilët u qëlluan pasi u identifikuan.

Megjithatë, ministria e Brendshme e Pakistanit ka thënë se të vdekurit ishin qytetarë të pafajshëm.