Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pakistani vret të paktën 22 rebelë Baloch

Forcat e Sigurisë në Pakistan kanë vrarë 22 rebelë gjatë në aksioni kundër separatistëve Baloch, të cilët kanë kryer sulme në shenjë hakmarrjeje kur Pakistani bombardoi bazat e tyre në Iran gjatë muajit janar.

Katër pjesëtarë të forcës së sigurisë dhe dy civilë janë vrarë kur rebelët sulmuan objektet e sigurisë në qytetin Mach në provincën e Baluchistanit.

Ushtria çlirimtare e Baluchistanit ka marrë përgjegjësinë për sulmet e koordinuara.

Pas këtij sulmi, qeveria ka njoftuar për aksionin dhe vrasjen e 22 rebelëve.

Quetta është kryeqytet i provincës së Baluchistanit dhe në të ka prezencë edhe të militantëve të ISIS-it.

Edhe Sulme në Pakistan, 31 civilë dhe 17 efektivë të sigurisë të vrarë Botë Sulme në Pakistan, 31 civilë dhe 17 efektivë të sigurisë të vrarë

Në muajin janar, Irani ka sulmuar territorin e Pakistanit me arsyetimin se cak kishte grupet militante.

Pak ditë më vonë, Pakistani është hakmarrë duke sulmuar territorin e Iranit me pretendimet se kishte cak eliminimin e separatistëve Baloch.