Të paktën 12 persona kanë vdekur në brigjet e Francës veriore pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u përmbys mëngjesin e së martës, sipas autoriteteve të cituara nga mediat franceze.
Roja bregdetare franceze thotë se së shpejti do të japë informacion mbi operacionin e kërkim-shpëtimit, raporton BBC.
Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në Kanalin Anglez pas përmbysjes së varkës.
Nuk është ende e qartë se sa njerëz ishin në bordin e anijes kur ajo u përmbys në brigjet e Le Portel në Francën veriore.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin pritet të vizitojë zonën këtë pasdite.
-
Katër të vdekur pas fundosjes së një varke në Kanalin Anglez
-
Një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë mes të vdekurve nga përmbysja e varkës në Kanalin Anglez
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Dy gra vdiqën gjatë tentimit për të kaluar Kanalin Anglez
-
Vdiqën tre migrantë duke tentuar ta kalojnë Kanalin Anglez