Një grua shtatzënë ishte në mesin e 12 personave që vdiqën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet franceze të Kanalit Anglez, ka thënë për BBC-në kryetari i bashkisë së Boulogne-sur-Mer, Frederic Cuvillier.
Guirec Le Bras, prokurori i Boulogne-sur-Mer, konfirmoi se të paktën 12 njerëz vdiqën, duke përfshirë gjashtë të mitur dhe dhjetë gra.
Ai ka shtuar se ata që vdiqën ishin "kryesisht me origjinë nga Eritrea", por tha se zyrtarët "nuk kanë detaje të konsoliduara që do të mundësonin të specifikoheshin kombësitë”.
Më pak se tetë persona mbanin veshur jelek shpëtimi në anijen e mbipopulluar, sipas ministrit të Brendshëm francez, Gerald Darmanin.
Ekipet e shpëtimit shpëtuan 51 persona nga varka, duke përfshirë dy të cilët janë në gjendje kritike.
LEXO EDHE:
-
Të paktën 12 të vdekur nga fundosja e një anijeje në Kanalin Anglez
-
Katër të vdekur pas fundosjes së një varke në Kanalin Anglez
-
Dy gra vdiqën gjatë tentimit për të kaluar Kanalin Anglez
-
Vdiqën tre migrantë duke tentuar ta kalojnë Kanalin Anglez
-
Tetë migrantë të vdekur teksa përpiqeshin të shkonin nga Franca në Angli