Rebelë që dyshohen se janë islamikë vranë të paktën 10 persona në një sulm gjatë natës në një fshat në Republikën Demokratike të Kongos, ka bërë të ditur të shtunën një zyrtar lokal dhe një udhëheqës i shoqërisë civile.
Burra të armatosur sulmuan fshatin Masala në territorin Beni, i cili shtrihet në provincën Kivu të Veriut, ka njoftuar administratori ushtarak Charles Euta Omeonga.
Udhëheqësi i shoqërisë civile, Justin Kavalami, ka thënë se sulmi u krye nga anëtarë të Forcave Demokratike Aleate (ADF), i njëjti grup që një zyrtar lokal akuzoi se qëndronte pas një sulmi tjetër në fshat që vrau të paktën 16 njerëz në fillim të kësaj jave.
Kavalami ka thënë se më shumë se 13 njerëz u vranë në sulmin në Masala.
ADF-ja e ka origjinën nga Uganda fqinje. Tani me qendër në Kongon lindore, ajo ka premtuar besnikëri ndaj Shtetit Islamik dhe kryen sulme të shpeshta, duke destabilizuar më tej një rajon ku shumë grupe militante janë aktive.
-
Të paktën 50 të vrarë nga një sulm i armatosur në Nigeri
-
Kongo dënon me vdekje 8 ushtarë për braktisje të vijës së frontit
-
Fëmijët sollën një bombë në shtëpi, të paktën 15 të vdekur në Kongo
-
40 të vdekur nga një sulm në një shkollë në Ugandë
-
Dy raste të të shtënave masive në Afrikën e Jugut, 27 të vrarë