Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

40 të vdekur nga një sulm në një shkollë në Ugandë

Të paktën 40 persona janë vrarë në një shkollë në Ugandën perëndimore nga rebelët e lidhur me grupin Shteti Islamik, shkruan BBC.

Tetë persona të tjerë mbeten në gjendje kritike pas sulmit në shkollën e mesme Lhubiriha në Mpondwe.

Policia thotë se sulmi i së premtes u krye nga Forcat Demokratike Aleate (ADF) - një grup ugandan me bazë në Republikën Demokratike të Kongos (DRC).

“Deri më tani 40 trupa janë nxjerrë nga shkolla dhe janë transferuar në Spitalin Bwera”, ka thënë zëdhënësi i policisë kombëtare Fred Enanga në një deklaratë të shtunën.

Një numër studentësh janë ende të pagjetur, raporton agjencia e lajmeve AFP, me dhjetëra që dyshohet se janë rrëmbyer.