Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kongo dënon me vdekje 8 ushtarë për braktisje të vijës së frontit

Ushtria e Kongos

Ushtria e Kongos

Foto: Associated Press

Një gjykatë ushtarake në Republikën Demokratike të Kongos ka dënuar me vdekje tetë ushtarë për braktisjen e vijës së frontit përballë sulmeve nga grupi rebel M23.

Dënimi u lexua të premten në qytetin lindor të Gomës, raporton AP.

Gjykata ushtarake nuk ngriti asnjë akuzë ndaj tre nënoficerëve të tjerë që ishin akuzuar për të njëjtin krim.

Avokatët e ushtarëve të dënuar thanë se planifikonin të apelonin.

“Ky vendim do të anulohet. Ne kemi besim, sepse nëse në nivel Goma, drejtësia ushtarake dështoi, besojmë se në nivelin e Gjykatës së Lartë Ushtarake, nuk do të lëmë të mbetet një vendim monstruoz si ky”, ka thënë Alexis Olenga, avokat.

Edhe Të paktën 10 të vrarë nga sulmi në fshatin lindor të Kongos Botë Të paktën 10 të vrarë nga sulmi në fshatin lindor të Kongos

Republika Demokratike e Kongos kohët e fundit rivendosi dënimin me vdekje pas më shumë se dy dekadash.

Ministria e Drejtësisë ka thënë se ndalimi i vitit 2003 i lejoi shkelësit e akuzuar për tradhti dhe spiunazh t'i shpëtonin dënimit të duhur.