Një turmë njerëzish i kanë vënë flakën një qendre trajtimi për Ebolën në një qytet ku shpërtheu sëmundja në Kongo, pasi u ndaluan ta merrnin trupin e një vendasi.
Zjarrvënia reflekton sfidat me të cilat po përballen punëtorët shëndetësore për ta përballuar një virus të rrallë të Ebolës duke përdorur masa që mund të bien ndesh me zakonet lokale, si ritet e varrimit. Sëmundja është përhapur prej javësh në një rajon ku mungojnë objektet e shëndetit dhe ku shumë njerëz lëvizin për t’u ikur konflikteve të armatosura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrupat e atyre që vdesin nga Ebola mund paraqesin rrezik të lartë përhapjeje të virusit derisa ata të varrosen. Puna e rrezikshme e varrimit të viktimave po menaxhohet aty ku po mundet, e diku tjetër po sfidohet nga protesta nga familjarë.
Qendra e trajtimit në Rwampara u dogj nga të rinjtë vendas të cilët u revoltuan derisa donin ta merrnin trupin e një të afërmi që kishte vdekur nga Ebola, raportoi AP.
Deri tash janë regjistruar 160 vdekje dhe 671 raste të dyshuara nga Ebola në dy provinca të Kongos, por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se përhapja është shumë më e gjerë se kaq.