Qeveria e Rusisë ka thënë se katër personat e dyshuar për sulmin e djeshëm në Moskë nuk janë shtetas rusë.
“Ata janë të gjithë shtetas të huaj”, ka thënë Ministria e Brendshme ruse të shtunën.
Sipas mediave ruse, të dyshuarit janë shtetas të Taxhikistanit. Deputeti rus Alexander Khinshtein ka thënë se atyre u janë gjetur pasaportat në veturën e arratisjes.
Ministria e Jashtme e Taxhikistanit mohoi përfshirjen e qytetarëve të saj në sulm.
Nga sulmi, 133 persona kanë vdekur e qindra të tjerë janë plagosur.
Artikuj të ngjashëm
-
Kirgistani u kërkon qytetarëve që t’i kufizojnë udhëtimet në Rusi
-
Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për sulmin në Moskë që ka lënë 149 të vdekur
-
Gjykata ruse ua vazhdon paraburgimin katër të dyshuarve për sulmin në Moskë
-
Rusia arreston edhe një të dyshuar për sulmin në Moskë
-
Sulmi në Moskë rriti urrejtjen ndaj taxhikëve