Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, zbuloi në një konferencë për shtyp se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do ta vizitojnë Kievin të dielën.
Por The Guardian shkruan se është e paqartë nëse Zelensky mund të ketë zbuluar informacione që zyrtarët amerikanë nuk kanë dashur t’i nxjerrin, për arsye sigurie.
Zelensky madje ka thënë se sapo të jetë çështja e sigurisë në nivel, edhe presidenti Joe Biden do të shkojë në Kiev.
“Ata nuk duhet të vijnë me duar bosh. Ne presim gjëra specifike dhe armë specifike. Është e njëjta gjë që kam thënë me liderët e vendeve të tjera… ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve se këtu ka një luftë të vërtetë. Ejani tek ne, do të jemi të lumtur t'ju shohim, por ju lutemi, na sillni ndihmën që kemi diskutuar, që keni, që keni mundësinë të sillni”, ka thënë Zelensky teksa njoftoi për vizitën e Blinkenit dhe Austinit.
-
SHBA-ja konfirmon se Blinkeni dhe Austini takuan Zelenskyn në Kiev
-
Zelensky pritet të takojë zyrtarë të lartë amerikanë të dielën në Kiev
-
Zelensky mund ta vizitojë SHBA-në javën e ardhshme
-
Zelensky takohet me Von der Leyen në Bruksel
-
Blinkeni niset në Evropë për bisedimet rreth Ukrainës para rikthimit të Trumpit