Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan në Kiev për të takuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, të dielën, ka shkruar të hënën BBC-ja.
Një zyrtar ukrainas të dielën në mbrëmje tha se Blinkeni ishte në Ukrainë, por SHBA-ja refuzoi të komentonte.
Konfirmimi zyrtar u bë në kohën kur dy diplomatët amerikanë lëshuan territorin ukrainas, shkruan tutje BBC-ja.
Gjatë takimit në Kiev, Blinkeni përsëriti mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe premtoi më shumë se 700 milionë dollarë financim ushtarak për të ndihmuar luftën kundër Rusisë. Në fakt, SHBA-ja i ka dhënë tashmë 3.4 miliardë dollarë Ukrainës që nga nisja e luftës më 24 shkurt.
Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë të diplomatëve amerikanë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.
Përveç presidentit Zelensky, Blinkeni dhe Austini u takuan edhe me ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe ministrin e Brendshëm Denys Monastyrsky, raportoi CNN, duke cituar një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit.
-
Blinkeni në takim me Zelenskyn: Ndihmat do të bëjnë ndryshim të madh
-
Zyrtari ukrainas: Kryediplomati amerikan është me Zelenskyn në Kiev
-
Zelensky pritet të takojë zyrtarë të lartë amerikanë të dielën në Kiev
-
Të dielën Blinkeni në Kiev, e zbuloi Zelensky
-
Bideni do të ndajë ndihma për Ukrainën që ajo të luftojë edhe vitin tjetër, thotë Blinken