Gjykata Supreme me rezultat të ngushtë të mërkurën ka urdhëruar administratën Trump të pajtohet me vendimin e një gjykate federale për t’i zhbllokuar pagesat për ndihmat e huaja.
“ABC News” raporton se administrata Trump duhet të paguajë afro 2 miliardë dollarë për organizatat jofitimprurëse për punët që kanë kryer deri tash.
Supremja vendosi 5:4 në favor të zhbllokimit të pagesave për ndihmat e huaja.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, pati urdhëruar ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane si pjesë e përpjekjes së presidentit Donald Trump për t’i përshtatur këto programe me qëllimet e tij të politikës së jashtme.
Këto programe zbatohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.
USAID-i ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999.
-
Trumpi pezullon për 90 ditë ndihmat ndërkombëtare, s'dihet nëse vendimi ka ndikim për Kosovën
-
Trumpi i kërkon Supremes të vendosë mbi ligjshmërinë e tarifave
-
Me manovrën e paparë që 50 vjet, Trumpi ndalon ndihmat ndërkombëtare
-
Apeli rrëzon dënimin prej 500 milionë dollarësh ndaj Trumpit
-
Senati amerikan miraton planet e Trumpit për shkurtimin e ndihmave ndërkombëtare